Pele: Ronaldo është më i mirë se Messi

Qëndrueshmëria e Cristiano Ronaldos e vendos atë përpara Lionel Messit si lojtari më i mirë në botë, sipas Pele, por ai nuk beson se asnjëri prej tyre është aq i mirë sa vet ai.

Sport

25/03/2020 16:27

Ronaldo dhe Messi vazhdojnë të kenë fjalën kryesore për sa i përket shkëlqimit individual, madje ndërsa afrohen në fazat e fundit të karrierës së tyre përkatëse, me të parin i cili luan me Juventusin kurse i dyti vazhdon të mbetet te Barcelona.

Dy futbollistët kanë ndarë 11 nga 12 çmimet e fundit të Topit të Artë midis tyre, me Messin që ka një më shumë (gjashtë), përcjell lajmi.net.

Tifozët dhe ekspertët mbeten të ndarë se cili e meriton të mbahet mend si lojtari më i madh i brezit të tyre, me Pele në mesin e atyre që mendojnë se Ronaldo ka avantazhin për shkak të aftësive të tij të shënimit të golave.

“Tani për tani unë mendoj se Cristiano Ronaldo është lojtari më i qëndrueshëm, por ju nuk mund të harroni për Messin”, tha Braziliani për kanalin e Youtube Pilhado.

”Por do të ketë vetëm një Pele. Askush nuk do të jetë si unë”. /Lajmi.net/