Pele me fjalë të mëdha për Cristiano Ronaldon

Legjenda e futbollit, Pele, ka përshëndetur angazhimin e Cristiano Ronaldos në futboll, duke e quajtur atë një “sportist modern”, me yllin portugez që fitoi titullin e dytë të Serie A me Juventusin.

Sport

28/07/2020 18:41

‘Bianconerët’ kanë fituar titullin e nëntë më radhë në Serie A, duke u konfirmuar si dominantë në futbollin italian.

Prezenca e Ronaldos në Torino ka ndihmuar Juventusin që të ‘betonoi’ dominimin, me 35 vjeçarin që ka pesë Topa të Artë të fituar.

“Cristiano është një atlet modern, që u tregon të gjithëve që suksesi vjen gjithmonë për ata që janë të vendosur dhe duan atë që bëjnë”, ka shkruar Pele, përcjell lajmi.net.

Pele nuk e ka fshehur asnjëherë admirimin e tij për Ronaldon, duke e cilësuar shpesh herë si më të mirin në botën, në krahasimet me Lionel Messin./Lajmi.net/