Pejë: Kishte shtënë me armë zjarri, policia arreston personin e dyshuar

Policia në Pejë ka raportuar se një person kishte shtënë me armë zjarri. Ndërsa pas marrjes së informatës, njësitet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku pas hetimeve personi i dyshuar është arrestuar dhe në veturën e tij janë gjetur dhe sekuestruar një pistoltë dhe dy gëzhoja të plumbave. I dyshuari pas intervistimit nga…

Lajme

29/03/2024 16:24

Policia në Pejë ka raportuar se një person kishte shtënë me armë zjarri.

Ndërsa pas marrjes së informatës, njësitet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku pas hetimeve personi i dyshuar është arrestuar dhe në veturën e tij janë gjetur dhe sekuestruar një pistoltë dhe dy gëzhoja të plumbave.

I dyshuari pas intervistimit nga hetuesit, me vendim tё Prokurorit tё shtetit rasti shkon nё procedurё te rregullt.

“Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, Stacioni Policor Pejё, më datë 29 mars 2024 rreth orës 09:00, ka pranuar njё informacion se me datё 23.03.2024 rreth orёs 17:00, nё fshatin Vitomiricё njё person i dyshuar kishtё shtёnё me armё zjarri.

Njёsiti i hetimeve pranё Stacionit Policor nё Pejё, ka ndёrmarrё veprime hetimore ёshtё arritur qё tё gjinden dy (2) gёzhoja ne vendin e ngjarjёs, e mё pas edhe personi i dyshuar ёshtё arrestuar dhe nё veturën e tij janё gjetur dhe sekuestruar:

Njё (1) armё (pistoletё) e tipit M57 kal: 7.62mm

Dy (2) gёzhoja kal: 7.62X 25mm

I dyshuari pas intervistimit nga hetuesit, me vendim tё Prokurorit tё shtetit rasti shkon nё procedurё te rregullt.” /Lajmi.net/