Pejë: 12 të arrestuar për trafikim me njerëz

Gjatë ditës së djeshme, është raportuar se pas hetimeve të zhvilluara nga sektori qendror i hetimeve të “trafikimit me njerëz” dhe të udhëhequra nga Prokuroria Themelore, Departamenti për krime të rënda Pejë, kanë kontrolluar një lokal.

Lajme

10/06/2016 11:53

Kjo kafiteri në Pejë, ka rezultuar të arrestohen shtatë të dyshuar meshkuj dhe pesë femra, në dyshim për kryerje të veprës penale “trafikim me njerëz”.

Gjatë këtij operacioni si prova materiale janë konfiskuar: 1195 euro, 7 telefona dhe një fletore me shënime që lidhen me rastin.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje.