Peja mbron titullin, mposht Ferizajn në finale dhe shpallet kampione

Peja është shpallur kampione e Kosovës në volejboll, duke arritur ta mbrojë titullin nga sezoni paraprak, pas një paraqitjeje brilante në ndeshjen e pestë të playoffit të zhvilluar në palestrën “Bill Klinton”, kundër Ferizajt, të shtunën mbrëma. Ishin pesë ndeshje spektakolare, të cilat tërhoqën mijëra tifozë në palestrat “Karagaqi” e “Bill Klinton”, përgjatë këtyre pesë…

Sport

14/05/2023 08:24

Peja është shpallur kampione e Kosovës në volejboll, duke arritur ta mbrojë titullin nga sezoni paraprak, pas një paraqitjeje brilante në ndeshjen e pestë të playoffit të zhvilluar në palestrën “Bill Klinton”, kundër Ferizajt, të shtunën mbrëma.

Ishin pesë ndeshje spektakolare, të cilat tërhoqën mijëra tifozë në palestrat “Karagaqi” e “Bill Klinton”, përgjatë këtyre pesë përballjeve.

Peja fitoi me rezultat 1:3 (23:25–20:25–25:21–17:25), duke treguar një paraqitje të fortë në proces.

Nikoqirët treguan rezistencë në setin e parë dhe fituan setin e tretë, por nuk arritën të parandalojnë humbjen.

Kupën për kapitenin e Pejës, Agron Nikqi, e ndau presidenti i Federatës së Volejbollit të Kosovës (FVK), Bahri Gjinovci, për të nxitur festën impozante të ekipit mysafir.

Medaljet për vendin e parë i ndau deputeti dhe ish-voljebollisti Rashit Qalaj dhe drejtoresha e drejtorisë të sportit në Ferizaj, Xhemile Murati.

Medaljet e argjendta për nënkampionët i ndanë sekretari i përgjithshëm i FVK-së, Valon Nikqi, dhe tre anëtarët e bordit Gazmend Husaj, Valon Xhafaj dhe Dibran Kastrati./Lajmi.net/