Pedro, prioritet i Romës
Raportet janë në rritje në Itali dhe Spanjë që Pedro ka vendosur të largohet nga Chelsea si një agjent i lirë për të nënshkruar me Romën.
Sport
Kontrata e spanjollit do të skadojë në fund të këtij sezoni, dhe ai tani ka të drejtë të negocioi për marrëveshje të re me klubet tjera.
MundoDeportivo raporton se pesë klube po kërkojnë Pedron, duke përmendur Juventusin, Sevillan, Real Betis, Valencian dhe Romën.
Por, AS bën të ditur se Pedro përbën prioritet për Romën, mbështetur edhe në raportimin e gazetës italiane ‘Il Tempo’.
Roma ka punuar shumë për të bindur Pedron, dhe duket se e gjitha kjo do të shpërblehet kur anësori të merr vendimin e tij.
Pedro mbush 33 vite muajin tjetër dhe është pjesë e Chelsea për pesë sezone./Lajmi.net/