Pedri: Është një luks të luash me Lewandowskin

Pedri ka folur në lidhje me transferimin e ri të Barcelonës Robert Lewandowskin. Lewandowski është njëri nga disa transferimet e këtij afati kalimtar te Barca. Kalimi i tij në ‘Camp Nou’, duket se u ka pëlqyer të gjithë lojtarëve të ekipit katalanas, transmeton lajmi.net. Së fundmi është Pedri që tha se është luks të luajë…

Sport

08/08/2022 11:11

Pedri ka folur në lidhje me transferimin e ri të Barcelonës Robert Lewandowskin.

Lewandowski është njëri nga disa transferimet e këtij afati kalimtar te Barca.

Kalimi i tij në ‘Camp Nou’, duket se u ka pëlqyer të gjithë lojtarëve të ekipit katalanas, transmeton lajmi.net.

Së fundmi është Pedri që tha se është luks të luajë me yllin polak.

“Është një luks të luash me Lewandowskin, është një shfaqje”, tha spanjolli.

Gjatë miqësores së djeshme ndaj Pumas, Pedri dhe Lewa patën kombinime të mira me njëri-tjetërin./Lajmi.net/