Pedofili që dhunoi foshnjën është gjetur i vdekur në qeli

Robin Holison, pedofili i dënuar, i cili mori pjesë në një përdhunim grupor i një foshnje njëmbëdhjetë muajsh, është gjetur i vdekur në qelinë e burgut, transmeton BBC.

Bota

20/01/2016 19:03

Holison (31) ka qenë anëtar i grupit të pedofilëve, i cili ka sulmuar foshnje dhe fëmijë të moshës parashkollore.

Ai është dënuar vitin e kaluar me 24 vjet burg dhe gjatë gjykimit është zbuluar se si anëtarët e grupit pedofil kanë dhunuar tre fëmijë mes vitit 2013 dhe 2014.

Një viktimë ka qenë një foshnje 11 muajsh, ndërsa kanë dhunuar edhe dy fëmijë të moshës parashkollore.

Grupi i pedofilëve prej shtatë anëtarësh këto krime i ka xhiruar dhe i ka publikuar në internet.