Peci: S’keni bërë asgjë për rastet sociale, Tahiri: Je i painformuar, me Albin Kurtin përuruam investime në objektet e socialit

Gjatë debatit në RTK për Mitrovicën e Jugut, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të kësaj komune Faton Peci, i ka thënë kandidatit të PDK-së se Komuna e Mitrovicës nuk ka aplikuar në Qeveri për çështjn e ndërtimit të objekteve për banim social. Peci ka thënë se Qeveria i ka pranuar të gjitha aplikimet e…

Lajme

28/09/2025 23:43

Gjatë debatit në RTK për Mitrovicën e Jugut, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të kësaj komune Faton Peci, i ka thënë kandidatit të PDK-së se Komuna e Mitrovicës nuk ka aplikuar në Qeveri për çështjn e ndërtimit të objekteve për banim social.

Peci ka thënë se Qeveria i ka pranuar të gjitha aplikimet e komunave.

“Nuk ka pas gatitshmëri, kreativitet,vullnet vetëm me ju drejtu Qeverisë me një shkresë me një vedim me na parcelë për me mundur me bë banim social. Komuna e Mitrovicës së Jugut nuk ka pasur qasje proative për me adresu banimin social qytetin që ka më së shumti familje me asistencë sociale. A e dinë çka dmth banimi i përballueshëm për të rinjtë që duan të krijojnë familje”, ka thënë Peci.

Por, Tahiri ia kthehu Pecit duke i sugjeruar të dalë më shpesh në Mitrovicë, pasi këtë projekt e kanë inaguruar bashkë me kryeministrin në detyrë Albin Kurti.

“Banimi i përballueshëm social që e përmendi z. Peci, ky vetëm duhet me dalë më shumë Mitrovicë me pa. Bashkë me kryeministrin Albin Kurti e kemi prerë shiririn para 2 jave dite apo 1 muaje për banimin social. Pyete Liburn Aliun, ne kemi apliku, e kemi ndarë parcelën”, tha Tahiri.

Peci tha se ai inagurim nuk ka të bëjë me banim social.

“E ki një qasje me thënë të pavërteta pa ujë në sy, renovimi që ti e ke bërë me kryeministrin, ajo është Fondi për Efiçencë të Energjisë”, tha Peci.