Peci publikon foto me Osmanin e Gërvallen, e godet me mbishkrim Doarsa Kicën
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, e ka sulmuar politikisht deputeten Doarsa Kica Xhelili, pasi që u raportua se ajo i është bashkuar LDK-së. Peci ka publikuar një fotografi në Facebook me presidenten Osmani dhe kryediplomaten Gërvalla, të dyja këto themeluese të Listës “Guxo”, prej ku edhe ia ka dërguar një mesazh deputetes Kica – Xhelili,…

Lajme
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, e ka sulmuar politikisht deputeten Doarsa Kica Xhelili, pasi që u raportua se ajo i është bashkuar LDK-së.
Peci ka publikuar një fotografi në Facebook me presidenten Osmani dhe kryediplomaten Gërvalla, të dyja këto themeluese të Listës “Guxo”, prej ku edhe ia ka dërguar një mesazh deputetes Kica – Xhelili, shkruan lajmi.net.
“Kush synon tjetërsimin apo kontrabandimin e vullnetit të qytetarëve, i bashkohet atyre që janë pjesë e erës së përfunduar në politikë”, ka shkruar Peci.
Ndryshe, mediat raportuan sot se deputetja Kica-Xhelili i është bashkuar LDK-së.
Këto raportime as nuk i ka mohuar as nuk i ka pohuar deputetja në fjalë./Lajmi.net/