Peci, me anglishten që të “tërqeth”, i serviloset Kurtit dhe paralajmëron se do të propozojë që ura e re të emërohet me emrin e shefit të VV-së

Kryetari i Mitrovicës Faton Peci, në një prononcim për Kosovo Online, në gjuhën angleze, që mezi kuptohej e ka kaluar servilizmin në nivele të pa para. Ai ka propozuar që hiç më pak se për së gjalli, urës në Mitrovicë t’i vendoset emir i Kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti. “Unë jam Kryetar i Mitrovicës, dhe…

Lajme

25/12/2025 16:31

Kryetari i Mitrovicës Faton Peci, në një prononcim për Kosovo Online, në gjuhën angleze, që mezi kuptohej e ka kaluar servilizmin në nivele të pa para.

Ai ka propozuar që hiç më pak se për së gjalli, urës në Mitrovicë t’i vendoset emir i Kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti.

“Unë jam Kryetar i Mitrovicës, dhe unë do ta propozoj këtë propozim, sepse është përsoni, atuoriteti që e bëri të mundur këtë urë, që është në të mirën e njerëzve në dy anët e lumit, dhe ai është Kryeministri jonë Albin Kurti. Unë këtë do ta propozoj në mekanizmat e nivelit lokal që ta emërojmë këtë urë me emrin Albin Kurti, sepse ai është personi që e bëri mrekullinë në Mitrovicë dhe në të gjithë vendin tonë” – tha Peci.