Peci deklaron se situata me vërshime është stabilizuar në Mitrovicë: Ka rënie të sasisë së ujit në lumin Lushta
Në rajonin e Mitrovicës ka rënë sasia e ujit në të gjitha pikat kritike, duke rritur gjasën që të bie edhe sasia në lumin Lushta. Lajmin e ka bërë të ditur mbrëmë, kryetari i Mitrovicës së Jugut, Faton Peci. “Të dashur qytetarë. Në këto momente, sasia e ujit në të gjitha pikat kritike ka rënie…
Lajme
Në rajonin e Mitrovicës ka rënë sasia e ujit në të gjitha pikat kritike, duke rritur gjasën që të bie edhe sasia në lumin Lushta.
Lajmin e ka bërë të ditur mbrëmë, kryetari i Mitrovicës së Jugut, Faton Peci.
“Të dashur qytetarë. Në këto momente, sasia e ujit në të gjitha pikat kritike ka rënie të dukshme, me tendencë të rënies edhe në lumin Lushta. I gjithë mekanizimi i Shtabit Emergjent do të jetë në dispozicion 24 orë. Flini të qetë!” shkroi Peci.