PDK thotë se është meritë e koalicionit marrëveshja për demarkacionin

Pas arritjes së marrëveshjes me Malin e Zi për demarkacionin Partia Demokratike ka mbajtur konferencë për media.

Lajme

16/02/2018 12:30

Nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj ka thënë se kjo parti përshëndet këtë marrëveshje dhe përgëzon presidentët për një deklaratë të tillë.

Ai ka thënë se është meritë e bashkëpunimit dhe lidërshipit brenda koalicionit për marrëveshjen.

“E falënderojmë partner e koalicioni për bashkëpunimit për lidership dhe rolit vendimtar për marrëveshjen, në krye me kryeministrin Ramush Haradinaj. Kjo tregon që PDK dhe koalicioni po marrin obligime që janë ndërkombëtare dhe të rëndësishme”, ka thënë Hoxhaj.

Më pas Hoxhaj ka thënë se është koha e fundit që Kuvendi ta voton marrëveshjen që qytetarët e Kosovës të lëvizin pa viza do të ishte ndër arritjes më të mëdha të dekadës së parë të shtetësisë.

Në fund ai ka ftuar të gjithë deputetët e Kuvendit ta votojnë marrëveshjen. /Lajmi.net/