PDK shkarkon Bekim Haxhiun dhe 7 anëtarë të tjerë në Skenderaj
Partia Demokratike e Kosovës ka shkarkuar sot Bekim Haxhiun, i njohur si Kamishi, nga pozita e nënkryetarit të Degës në Skenderaj.
Lajme
Vendimin për shkarkimin e Haxhiut e ka marrë Kryesia e Degës së PDK-së në këtë komunë.
Lajmin e ka konfirmuar PDK, nëpërmjet një komunikate për media.
Pos Haxhiut, PDK ka shkarkuar edhe shtatë anëtarë, që të gjithë asamblistë të partisë në Skenderaj.
Jozyrtarisht mësohet se shkarkimi i Haxhiut dhe shtatë anëtarëve të tjerë është bërë me arsyen se ata kanë punuar kundër interesave të PDK-së.
Ky vendim i Kryesisë është marrë sot, në një mbledhje të mbajtur në pasditen e së martës.