PDK në koalicion me PD-në dhe LB-në

(E plotësuar) Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), e ka mbajtur një mbledhje të mbyllur për media, ku sipas anëtarëve të kësaj partie kanë diskutuar për listat e kandidatëve për deputet si dhe për koalicione me disa parti të vogla.

Lajme

16/05/2014 20:25

Kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi, tha se lista e kandidatëve do të ketë ndryshime. Por, ai nuk ka folur nëse në listë nuk do të jenë anëtarët që kanë dosje në gjykatë.

Kurse, anëtari tjetër i PDK-së, Nait Hasani, e konfirmoi se PDK do të hyjë në koalicion me dy parti të reja, me Lëvizjen për Bashkim dhe Partinë e Drejtësisë. 

———————-

Ka përfunduar mbledhja e kryesisë së PDK-së, ku është diskutuar për listën e kandidatëve për deputetë, listë kjo e cila pas disa orëve pritet të finalizohet nga Këshillit Drejtues i kësaj partie.

Pas këtij takimi, Rrustem Mustafa tha se në takim kanë diskutuar për lista por nuk ka bërë të ditura më shumë detaje. Ai tha se deri në ora 24:00 ka kohë dhe brenda kësaj kohe do të publikohen emrat.

Kurse, Xhavit Haliti tha se përveç listës së kandidatëve për deputet që do të vendoset në takimin e Këshillit, ka thënë se janë duke diskutuar edhe për koalicionin e mundshëm me Lëvizjen për Bashkim.

Po ashtu, u bë e ditur që kryesia janë pajtuar për koalicion me Lëvizjen për Bashkim dhe Partinë e Drejtësisë.

(Kosova Press)