PDK-ja e voton Dimal Bashën për kryetar Kuvendi, thotë Çitaku: Veç deshëm të dimë a e kanë seriozisht
Vlora Çitaku e Partisë Demokratike të Kosovës tha se nuk kishin votë kundër Dimal Bashës për Kryetar të Kuvendit. Ajo tha se pauzën 10 minutëshe e kërkuan për ta vërtetuar “se e kanë seriozisht”. “Ashtu siç ishim dakorduar në Grupin Parlamentar, kërkuam pak pauzë, jo pse kishim votë kundër apo pse do ta refuzonim një…

Lajme
Vlora Çitaku e Partisë Demokratike të Kosovës tha se nuk kishin votë kundër Dimal Bashës për Kryetar të Kuvendit.
Ajo tha se pauzën 10 minutëshe e kërkuan për ta vërtetuar “se e kanë seriozisht”.
“Ashtu siç ishim dakorduar në Grupin Parlamentar, kërkuam pak pauzë, jo pse kishim votë kundër apo pse do ta refuzonim një propozim të tillë: por, thjesht donim të siguroheshim që Lëvizja Vetëvendosje e ka seriosisht kandidimin e zotit Dimal Basha”, tha ajo në “Vox Kosova”