PDK ende nuk ka diskutuar për kandidaturën e Bekim Sejdiut

Deputeti i PDK-së, Fadil Demaku, ka thënë se në këtë parti ende nuk është diskutuar zyrtarisht për zhvillimet e sotme rreth kandidaturës së Bekim Sejdiut për president të Kosovës. Demaku deklaroi se PDK-ja nuk ka marrë ende ndonjë qëndrim zyrtar lidhur me këtë çështje. “Ende nuk është diskutuar lidhur me ngjarjen e sotme rreth kandidatit…

Lajme

31/08/2026 19:25

Deputeti i PDK-së, Fadil Demaku, ka thënë se në këtë parti ende nuk është diskutuar zyrtarisht për zhvillimet e sotme rreth kandidaturës së Bekim Sejdiut për president të Kosovës.

Demaku deklaroi se PDK-ja nuk ka marrë ende ndonjë qëndrim zyrtar lidhur me këtë çështje.

“Ende nuk është diskutuar lidhur me ngjarjen e sotme rreth kandidatit Bekim Sejdiu si emër për president. Nuk ka ndonjë qëndrim zyrtar lidhur me këtë”, tha Demaku.