PDK dorëzon ankesë në Gjykatën Supreme për mos-përsëritjen e votimit në Mitrovicë
Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar se sot ka dorëzuar përmes postës zyrtare ankesën në Gjykatën Supreme të Republikës së Kosovës, duke kundërshtuar vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), i cili refuzoi kërkesën e saj për përsëritjen e votimit në Mitrovicë. Sipas PDK-së, vendimi i PZAP-it është i gabuar dhe nuk reflekton…
Lajme
Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar se sot ka dorëzuar përmes postës zyrtare ankesën në Gjykatën Supreme të Republikës së Kosovës, duke kundërshtuar vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), i cili refuzoi kërkesën e saj për përsëritjen e votimit në Mitrovicë.
Sipas PDK-së, vendimi i PZAP-it është i gabuar dhe nuk reflekton parregullsitë e evidentuara në disa qendra të votimit në këtë komunë, transmeton lajmi.net.
Partia Demokratike e Kosovës thotë se provat e paraqitura gjatë procedurës tregojnë qartë se procesi zgjedhor është cenuar dhe se vullneti i qytetarëve është deformuar.
Përmes ankesës drejtuar Gjykatës Supreme, PDK kërkon shqyrtim të plotë të rastit dhe marrjen e një vendimi që garanton integritetin e procesit zgjedhor si dhe respektimin e votës së qytetarëve të Mitrovicës.
Partia ka theksuar se do të vazhdojë ndjekjen e të gjitha procedurave ligjore deri në, siç thotë, “sqarimin dhe korrigjimin e çdo parregullsie”, duke insistuar se vetëm rivotimi në Mitrovicë do t’u sjellë drejtësi votuesve.
“PDK nuk do të ndalet në mbrojtjen e votës së lirë dhe proceseve demokratike në vend”, thuhet në njoftimin e saj.
Njoftimi i plotë: