Pavarësisht refuzimit të Contes, Paratici do bashkohet me Tottenhamin
Fabio Paratici do të jetë Drejtori i ri sportiv i Tottenham Hotspur.
Sport
Paratici u i dha lamtumirën Juventusit mbrëmë në një konferencë për shtyp me presidentin Andrea Agnelli ku i falënderoi të gjithë për momentet e bukura dhe gjitha ato fitore që kishin arritur bashkë.
Sipas gazetarit italian, Fabrizio Romano, marrëveshja ndërmjet Fabio Paraticit dhe Tottenham Hotspur ka përfunduar dhe italiani do të bashkohet me “Spurs” pavarësisht se Antonio Conte nuk do të bashkohet me londinezët veriorë.
Marrëveshja sipas Romanos do të përfundojë javën e ardhshme dhe Paratici do të ketë fuqinë të vendos edhe për menaxherin e ri./Lajmi.net/
Agreement reached, matter of details. Fabio Paratici joins Tottenham as new director of football, he’s expected to sign next week. He’ll be involved in the new manager decision – Paratici spoke with Levy and will accept the job despite Conte refused to join Spurs. ⚪️ #THFC
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) June 4, 2021