Pavarësia e Kosovës në Twitter “Worldwide Trends”

Përdoruesit e rrjetit social Twitter kanë arritur që përvjetorin e pavarësisë e Kosovës ta vendosin në temat më aktuale në gjithë botën, përmes hashtagut #6yearsRepublicOfKosovo.

Lajme

17/02/2014 20:11

Pavarësia e Kosovës nuk do të kalojë pa u vërejtur mirë. Të paktën jo në rrjetin social Twitter.

Pas një mobilizimi të madh, përdoruesit e rrjetit social Twitter arritën që ta vendosin temën e përvjetorit të pavarësisë së Kosovës si “Trend” në Twitter.

Në Trends zakonisht renditen temat për të cilat njerëzit flasin më së shumti në një periudhë të caktuar kohore. Duket se puna e palodhshme e shumë përdoruesëve të Twitterit nga Kosova dhe diaspora është shpaguar.

Tanimë, hashtagu #6yearsRepublicOfKosovo ka një kohë të gjatë që po qëndron në hapsirën e Trendeve, e njerëz të shumtë po “cicërojnë” me këtë hashtag, duke treguar edhe arritjen e tij në Trends.