Pasuria marramendëse e Ambasadores shqiptare në SHBA (Foto)

Ambasadorja shqiptare në SHBA, Floreta Luli Faber, është vënë në qendër të diskutimeve në portalet online të komuniteteve të diasporës shqiptare. Shkak është bërë pasuria e saj, që konsiderohet si marramendëse.

Lajme

20/12/2015 21:11

Një dokument i publikuar nga portalin Voice of Albanians, tregon se ambasadorja zotëron katër pyje, një kullotë, 10 llogari bankare, dy apartamente dhe një veturë.

“Floreta Luli Faber është mbajtëse e më shumë se 10 llogarive bankare, ku janë më shumë se 250 milionë lekë”, shkruan Portali Voice of Albanians.