Pasuria e bjeshkëve të Kosovës, fotografi i botës së egër publikon videon ku ka filmuar disa kafshë

Arian Mavriqi, gazetar i Televizionit Publik dhe i pasionuar pas botës së egër ka ndarë me ndjekësit e tij në Twitter pamje mahnitëse nga bjeshkët e Kosovës.

Fun

06/11/2021 17:33

Ai në një video të përmbledhur ka publikuar momente kur kafshët kanë sfiluar përpara kamerës statike që e ka vendosur diku në bjeshkët e Kosovës, shkruan lajmi.net.

Mavriqi njihet si person shumë i pasionuar pas botës së egër dhe ruajtjes së faunës në Kosovë.

“Një sfilatë e kafshëve të egra duke parakaluar para kameras sime diku në malet e Kosovës!”, ka shkruar Mavriqi.

Ai njëherit është edhe autor i shumë fotografive nga bota e egër në Kosovë. /Lajmi.net/