Pasi s’ia votoi qeverinë, Donika Kadaj kritikon Hotin për reciprocitetin: Fillim i keq

Deputetja e AAK-së, parti kjo që është në koalicion qeverisës, ka dalë kundër vendimit të qeverisë për heqjen e reciprocitetit ndaj Serbisë.

Lajme

06/06/2020 23:48

Me anë të një postimi në Facebook, Kadaj-Bujupi ka thënë se këto masa u hoqën për t’i hapur rrugë një dialogu krejtësisht të paqartë sipas saj me Serbinë, shkruan lajmi.net.

Madje sipas Kadajt, Hoti po e luan rolin e tij në orkestrën e dirigjuar nga Thaçi e Vuçiq.

Postimi i plotë:

Masat e reciprocitetit u hoqën për t’i hapur rrugë një dialogu krejtësisht të paqartë me Serbinë, që synon ta prodhojë një marrëveshje edhe më të paqartë për Kosovën. Kryeministri Hoti nuk u dorëzua, ai thjesht po e luan rolin e tij në orkestrën e dirigjuar nga dy presidentët, Thaçi e Vuçiq, të cilët qe sa vite po nguten për ta arritur një marrëveshje fshehurazi nga popujt e tyre nëpër kthinat e Brukselit dhe Uashingtonit.
Presidenti Thaçi po e çon vendin drejt një vrime të zezë prej ku Kosova mund të dalë e gjymtuar, duke e imponuar autoritetin e tij mbi Kryeministrin Hoti. Fillim i keq!. /Lajmi.net/