Pas Ronaldos, Juventus transferon edhe një tjetër lojtar nga Reali
Juventus dëshiron të rrisë konkurrencën në portë.
Sport
‘Bianconerët’ janë duke shqyrtuar mundësinë e transferimit të portierit të Real Madridit, Keylor Navas.
Portieri nga Kosta Rika ka humbur vendin titullar te Real Madrid pas transferimit të Thibaut Courtois nga Chelsea, përcjell ‘lajmi.net’.
Minutazha e vogël këtë sezon ka bërë që Navas ta mendojë largimin nga ‘Santiago Bernabeu’.
Në rast transferimi te Juventus, 31 vjeçari do të bashkohej me ish bashkëlojtarin e tij, Cristiano Ronaldo./Lajmi.net/