Pas rinovimit me Realin, Modric thyen heshtjen

Mesfushori i Real Madridit, Luka Modric sot (e martë), ka rinovuar kontratën edhe për një vit me klubin spanjoll.

Sport

25/05/2021 12:06

Kroati ka shkëlqyer edicionin e kaluar duke qenë titullar i padiskutueshëm, pavarësisht moshës, përcjellë lajmi.net.

Me Real Madrid ka rinovuar kontratën edhe për një edicion, ndërsa tha se është i lumtur dhe krenar.

“I lumtur dhe krenar që mbajë fanellën e klubit më të mirë në botë”, shkroi ai.

Ndërkohë, Real është duke punuar edhe në rinovimin e Sergio Ramosit./Lajmi.net/