Pas rasteve pozitive, lojtarët dhe stafi i Interit marrin rezultatet e reja
Pas rasteve pozitive që dolën dje në kampin e Interit, ku u infektuan disa nga drejtorët e klubit, sot kanë pranuar rezultatet tjera ku lojtaret dhe stafi kanë rezultuar negativë.
Sport
Nerazzurët iu nënshtruan testeve të reja pasi morën vesh se Beppe Marotta, Piero Ausilio dhe Alessandro Antontelli rezultuan pozitivë me COVID-19, shkruan lajmi.net.
Avokati i klubit Angelo Capellini u testua gjithashtu pozitiv, si dhe një anëtar i panjohur i stafit teknik.
Sky Sports Italia raporton se të gjitha testet të cilëve u janë nënshtruar lojtarët dhe stafi trajner i Beneamata dje, janë kthyer negativisht./Lajmi.net/