Pas Prizrenit Krasniqi shkon edhe në Dragash: Vota për Shabanin është votë për zhvillim

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka qëndruar në Dragash, nga ku është shprehur se më 9 nëntor, kjo komunë do ta votojë Shaban Shabanin, kandidatin e PDK-së. Ai tha se vota për Shabanin është votë për zhvillim dhe për Dragashin që, siç u shpreh, mundet ma mirë. “Me 9 nëntor, Dragashi do…

Lajme

02/11/2025 19:22

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka qëndruar në Dragash, nga ku është shprehur se më 9 nëntor, kjo komunë do ta votojë Shaban Shabanin, kandidatin e PDK-së.

Ai tha se vota për Shabanin është votë për zhvillim dhe për Dragashin që, siç u shpreh, mundet ma mirë.

“Me 9 nëntor, Dragashi do të votojë për Shaban Shabanin, kandidatin e PDK-së, por edhe të të gjithë qytetarëve të kësaj komune, pa dallim”.

“Një njeri i punës, i fjalës dhe që e njeh çdo nevojë të komunës dhe çdo hall të qytetarëve.  Vota për Shabanin është votë për zhvillim dhe për Dragashin që mundet ma mirë”, është shprehur Krasniqi.

Gjatë ditës së sotme, kreu i PDK-së ka qenë edhe në Prizren, te kryetari aktual i kësaj komune, njëherësh kandidat për një mandat tjetër, Shaqir Totajn.