Pas Odegaard, Arsenal e do edhe Asension?

Sulmuesi i Real Madridit, Marco Asensio është duke u vëzhguar nga Arsenal për këtë afat veror.

Sport

19/08/2021 12:49

25-vjeçari ka pasur lëndime të shpeshta në sezonet e fundit dhe nuk e ka vendin titullar nën urdhrat e Carlo Ancelottit, andaj është duke konsideruar ofertat, transmeton lajmi.net.

Sipas Todofichajes, “Topçinjtë” janë para Liverpool dhe Tottenham në garë për shërbimet e Asensios.

Trajneri Mikel Arteta thuhet është admirues i madh i bashkëkombësit dhe Arsenal shpreson të nis negociatat me Real Madrid, që e vlerëson në vlerë prej 34 milionë funte.

“Los Blancos” nuk mendon t’i ndajë rrugët me Asension këtë verë, edhe pse nëse pajtohen te çmimi, mund të ndryshojnë mendimin.

Asensio ka edhe dy vite kontratë me Realin, derisa deri më tani ka bërë 194 paraqitje në të gjitha garat duke shënuar 37 gola dhe dhuruar 22 asistime./Lajmi.net/