Kurti: Raportin për lëshimet institucionale në rastin Arlinda Zekaj e pres deri nesër në orën 18:00

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë ka folur sërish për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, duke ngritur shqetësime për, siç tha një zinxhir sistemor të lëshimeve nga institucionet përgjegjëse për sigurinë dhe drejtësinë. Kurti tha se vrasja e Arlinda Zekajt, e cila u vra para shtëpisë së saj, rëndohet…

Lajme

28/10/2026 08:45

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë ka folur sërish për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, duke ngritur shqetësime për, siç tha një zinxhir sistemor të lëshimeve nga institucionet përgjegjëse për sigurinë dhe drejtësinë.

Kurti tha se vrasja e Arlinda Zekajt, e cila u vra para shtëpisë së saj, rëndohet edhe më shumë për shkak të paralajmërimeve të mëhershme që nuk morën përgjigjen e duhur institucionale.

Gjithashtu ai deklaroi se pret që deri nesër në ora 18:00 t’i dorëzohet raporti i Ministrisë së Drejtësisë dhe asaj të Brendshme, në lidhje me lëshimet që u bën në kuadër të sigurisë dhe hetuesisë në rastin e Arlinda Zekaj.

Ai  ka bërë të ditur se raporti duhet të dorëzohet deri nesër në orën 18:00, ndërsa ka kritikuar mënyrën se si, sipas tij, funksionon drejtësia në vend.

“Tash, kur po flasim, kanë mbetur edhe 34 orë për hartimin dhe dorëzimin e atij raporti të cilin sigurisht që do ta ndajmë me publikun. Nesër mbrëma, para orës 18:00, i pres raportet. Të dashur qytetarë, drejtësia nuk ka lindur vetvetiu. Ajo është faqur si domosdoshmërie kundër vënies ndaj padrejtësisë që ka lindur në botën e pabarazisë. Drejtësia është garancia që i forti nuk do ta cenojë të dobëtin vetëm pse ata janë të tillë. Por në Kosovën tonë, dhe ndoshta jo vetëm në Kosovë, drejtësia fatkeqësisht nuk është në mbrojtje të të dobëtit, përkundrazi, drejtësia shpesh ka dalë në krahun e të fortit. Drejtësia në Kosovë vazhdon të jetë disi e shtrembër. Dhe nuk ka se si të jetë ndryshe kur peshoren e justicjas, zonjës së drejtësisë, e kanë çaluar kah i fuqishmi dhe i pasuri, ia kanë zbuluar njërin sy për të parë se kah të peshojë drejtësia. E natyrisht, shpata mandej nuk ka për t’i rënë asnjëherë krimit e kriminelëve, por do të bie gjithnjë mbi të dobëtin, të varfërin dhe të pafuqishmin. Republika e Kosovës nuk ka më nevojë për asnjë provë që të konstatojë se është urgjencë kombëtare drejtimi i drejtësisë”, tha ai./Lajmi.net/

Kurti: Shpesh drejtësia ka dalë në krahun e të fortit, rasti i vrasjes së Arlinda Zekës dëshmon për një zinxhir lëshimesh institucionale