Pas Nuno Mendes, te Portugalia lëndohet edhe Danilo Pereira

Portugalia nuk mund të llogarisë më në shërbimet e Danilo Pereiras gjatë kësaj Kupe të Botës. Lojtari mori një lëndim së fundi prandaj nuk do të jetë gati për pjesën tjetër të këtij kompeticioni, transmeton lajmi.net. Para tij, të njëjtin fat te luzitanët e pati edhe Nuno Mendes i cili pësoi dëmtim në fazën e…

07/12/2022 23:40

Portugalia nuk mund të llogarisë më në shërbimet e Danilo Pereiras gjatë kësaj Kupe të Botës.

Lojtari mori një lëndim së fundi prandaj nuk do të jetë gati për pjesën tjetër të këtij kompeticioni, transmeton lajmi.net.

Para tij, të njëjtin fat te luzitanët e pati edhe Nuno Mendes i cili pësoi dëmtim në fazën e grupeve.

Këto mungesa pritet të shkaktojnë kokëçarje te Fernando Santos të cilit i duhet të arnojë një strategji të re, pa prezencën e dyshes. /Lajmi.net/