Pas njoftimit se do të largohet, Di Marzio zbulon të ardhmen e Alabas

David Alaba ka bërë të ditur sot se ai do të largohet përfundimisht nga klubi i Bayern Munich.

Sport

16/02/2021 15:40

Austriaku ka thënë përmes një konference për shtyp se akoma nuk ka vendosur mbi të ardhmen e tij, shkruan lajmi.net.

Megjithatë, gazetari italian Di Marzio, ka raportuar se klubi i ardhshëm i Alabas do të jetë Real Madrid.

Ai do të nënshkruajë një kontratë 4 vjeçare me Los Blancos dhe do të transferohet atje më 1 qershor.

Paga e tij, e cila ka qenë temë diskutimi për shumë klube, do të jetë 10 milion euro për sezon./Lajmi.net/