Pas një mosmarrëveshjeje familjare në Suharekë, babai dyshohet se qëlloi me armë djalin e tij – arrestohet nga Policia

Një rast i rëndë i dhunës në familje është raportuar në Suharekë, ku një burrë dyshohet se ka plagosur me armë zjarri djalin e tij pas një mosmarrëveshjeje. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 1 gusht 2026, rreth orës 19:00, shkruan lajmi.net. “Është raportuar se pas një mosmarrëveshjeje në familje,…

Lajme

02/08/2026 08:58

Një rast i rëndë i dhunës në familje është raportuar në Suharekë, ku një burrë dyshohet se ka plagosur me armë zjarri djalin e tij pas një mosmarrëveshjeje.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 1 gusht 2026, rreth orës 19:00, shkruan lajmi.net.

“Është raportuar se pas një mosmarrëveshjeje në familje, i dyshuar mashkull kosovar e ka qëlluar me armë zjarri djalin e tij”, thuhet në raport.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të Policisë, të cilat kanë sekuestruar armën që dyshohet se është përdorur në rast.

“Si provë materiale është gjetur dhe konfiskuar arma – pistoletë me pesë copë fishekë që dyshohet se është përdorur në rast”, njofton Policia.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor dhe po trajtohet në Spitalin e Prizrenit.

“I dyshuari është arrestuar dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës. /Lajmi.net/