Pas nëntë viteve pritje, Real Madridi shpallet kampion i Kupës së Mbretit
Real Madridi është kampion i Kupës së Mbretit këtë sezon. ‘Mbretërit’ fituan 2:1 ndaj Osasunës, shkruan lajmi.net. Golin e parë klubi mbretëror e arriti mjaft herët. Pas një kombinimi brazilianësh, Rodrygo shënoi në minutën e 3’ të takimit. Në minutën e 26’ Carvajal ‘mbrojti’ një gol të sigurt të Osasunës. Spanjolli arriti të heq nga…

Sport
Real Madridi është kampion i Kupës së Mbretit këtë sezon.
‘Mbretërit’ fituan 2:1 ndaj Osasunës, shkruan lajmi.net.
Golin e parë klubi mbretëror e arriti mjaft herët.
Pas një kombinimi brazilianësh, Rodrygo shënoi në minutën e 3’ të takimit.
Në minutën e 26’ Carvajal ‘mbrojti’ një gol të sigurt të Osasunës.
Spanjolli arriti të heq nga vija gjuajtjen e njërit nga lojtarët kundërshtar.
Reali krijuan raste të tjera shënimi, por nuk kishte edhe gola.
Kështu pjesa e parë u mbyll 1:0 në favor të Realit.
Në pjesën e dytë u zhvillua një lojë mjaft interesante.
Lucas Torrro me golin e barazimit e bëri të tillë takimin.
Ai realizoi një supergol në minutën 58’ të ndeshjes.
Por, gëzimi i Osasunës zgjati pak, pasi madrilenët e kthyen epërsinë.
Në minutën e 70’ Rodrygo u gjend në një vend të mirë dhe shënoi golin e dytë në këtë takim.
Kështu Reali fitoi titullin e Kupës së Mbretit pas nëntë viteve pritjesh./Lajmi.net/