Pas ndarjes, Mateo fton Brikenën në vallëzim, përqafohen në mes të emisionit
Pas videos që qarkulloi së fundmi, ku Mateo dhe Brikena u panë së bashku në një lokal, një tjetër moment mes tyre ka tërhequr vëmendjen e publikut. Gjatë mbrëmjes së sotme në emisionin “Top Arena”, ku interpretohej kënga “Të dua”, Mateo ftoi Brikenën në vallëzim, duke krijuar një moment mjaft emocional në studio. Teksa kërcenin…
ShowBiz
Pas videos që qarkulloi së fundmi, ku Mateo dhe Brikena u panë së bashku në një lokal, një tjetër moment mes tyre ka tërhequr vëmendjen e publikut.
Gjatë mbrëmjes së sotme në emisionin “Top Arena”, ku interpretohej kënga “Të dua”, Mateo ftoi Brikenën në vallëzim, duke krijuar një moment mjaft emocional në studio.
Teksa kërcenin nën tingujt e këngës, dyshja u panë duke u përqafuar, një veprim që nuk kaloi pa u vënë re nga shikuesit. Ky moment vjen vetëm pak javë pasi ata kishin bërë publike ndarjen e tyre.
Screenshot
Kënga “Të dua” ka një domethënie të veçantë për çiftin, pasi ishte pikërisht kjo këngë me të cilën Mateo i kishte bërë një surprizë Brikenës gjatë kohës kur të dy ishin pjesë e shtëpisë së “Big Brother”, aty ku nisi edhe historia e tyre.
Pamjet e ditëve të fundit dhe përqafimi i tyre live kanë ngritur dyshime te fansat, të cilët tashmë po pyesin nëse Mateo dhe Brikena po i japin një tjetër shans marrëdhënies së tyre.
https://www.instagram.com/reel/DZ3J0KfsadD/?utm_source=ig_embed&ig_rid=ACZv2q5-VOEX1-2uM-8Ye1b