Hoqi byzylykun elektronik dhe GPS-in, arrestohet i dyshuari në Prishtinë
Një person është arrestuar në Prishtinë pasi dyshohet se ka shkelur urdhrin mbrojtës të lëshuar ndaj tij. Sipas raportit policor të 24-të orëve të fundit ai gjatë datës 18 qershor ka larguar nga trupi byzylykun elektronik dhe gjurmuesin GPS, të cilat i kishte të vendosura që nga 11 qershori. Lidhur më këtë me vendim të…
Lajme
Një person është arrestuar në Prishtinë pasi dyshohet se ka shkelur urdhrin mbrojtës të lëshuar ndaj tij.
Sipas raportit policor të 24-të orëve të fundit ai gjatë datës 18 qershor ka larguar nga trupi byzylykun elektronik dhe gjurmuesin GPS, të cilat i kishte të vendosura që nga 11 qershori.
Lidhur më këtë me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Rasti është cilësuar si “Mospërfillje e Gjykatës” dhe “Asgjësim apo Dëmtim i Pasurisë”.
Armë, municion e pajisje ushtarake gjenden në Zubin Potok, Policia nis hetimet