Selvija mban premtimin, publikon këngën që Shpat Kasapi s’arriti ta ndajë me publikun
Ashtu siç ishte paralajmëruar më herët nga Selvija, bashkëshortja e këngëtarit të ndjerë Shpat Kasapi, është publikuar zyrtarisht projekti i tij më i ri muzikor. Kënga e titulluar “Nana” vjen si pjesë e një premtimi të saj për të sjellë në publik krijimet e lëna përgjysmë nga artisti, të cilat nuk arriti t’i finalizonte sa…
ShowBiz
Ashtu siç ishte paralajmëruar më herët nga Selvija, bashkëshortja e këngëtarit të ndjerë Shpat Kasapi, është publikuar zyrtarisht projekti i tij më i ri muzikor.
Kënga e titulluar “Nana” vjen si pjesë e një premtimi të saj për të sjellë në publik krijimet e lëna përgjysmë nga artisti, të cilat nuk arriti t’i finalizonte sa ishte gjallë.
Projekti është publikuar në platformën YouTube dhe ka tërhequr menjëherë vëmendjen e fansave, të cilët kanë reaguar emocionalisht, duke rikthyer figurën dhe zërin e këngëtarit të ndjerë në kujtesën e publikut.
Ajo që e bën edhe më të veçantë këtë publikim është videoklipi shoqërues, në të cilin është përdorur Inteligjenca Artificiale për të rikrijuar imazhin e Shpat Kasapit. Në video, ai shfaqet me krahë engjëlli pranë nënës së tij, duke krijuar një skenë tejet emocionale dhe prekëse.
Ky projekt pritet të jetë vetëm një nga disa publikime të tjera që Selvija ka paralajmëruar, me synimin për të ruajtur dhe promovuar trashëgiminë muzikore të artistit, si dhe kujtimin e tij në publikun shqiptar.