Pas lloj-lloj akuzave, Sami Kurteshi thotë se u ftua nga Prokuroria Speciale për intervistim për rastin Dehari

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi i cili ditë më parë doli në shesh dhe bëri llojlloj akuzash në lidhej me rastin e Astrit Deharit është ftuar për t’u marrë në pyetje nga Prokuroria Speciale. Duke e thumbuar prokurorinë kinse tash është zgjuar nga gjumi, Kurteshi njoftoi se më 16 gusht ka pranuar thirrje për…

Lajme

19/08/2024 13:48

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi i cili ditë më parë doli në shesh dhe bëri llojlloj akuzash në lidhej me rastin e Astrit Deharit është ftuar për t’u marrë në pyetje nga Prokuroria Speciale.

Duke e thumbuar prokurorinë kinse tash është zgjuar nga gjumi, Kurteshi njoftoi se më 16 gusht ka pranuar thirrje për intervistim.

“Zgjimi nga gjumi i PROKURORISË SPECIALE TË KOSOVËS!

Ftesë nga PROKURORIA SPECIALE për marrje në pyetje

Më 16 gusht 2024, me autorizimin e prokurorit special Bekim Kodraliu, kam pranuar thirrje nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda për marrje në pyetje me datë 20 gusht 2024, në lidhje me deklaratat e bëra në konferencën për media me rastin e pensionimit të Afrim Shefkiut, i ngarkuar me rastin e Astrit Deharit, të mbajtur para Prokurorisë Speciale”,tha ai.

Kurteshi tha se pas marrjes në p yetje të ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu nga Prokurroai Speciale si dëshmtiare për rastin, si dhe pas deklarimit public në rrjete sociale në lidhej me rastin Dehari, tanimë është ftuar edhe ai  për marrje në pyetje.

“Pas marrjes në pyetje të Ministres së Drejtësisë Albulena Haxhiu nga Prokuroria Speciale si dëshmitare për rastin, pas deklarimit publik në rrjetet sociale, në lidhje me rastin A. Dehari, po për deklarimin publik në konferencë për media për rastin Dehari, më thirr për marrje në pyetje edhe mua!

Kjo sjellje e prokurorisë në thelb nxjerr dy pyetje thelbore:

– A po ri-fillon hetimi i njëmendtë i rastit A. Dehari nga Prokuroria Speciale?

– Apo po bëhet përpjekje e njëmendtë për humbje të gjurmëve të vrasjes së Astritit?

Sidoqoftë, #DrejtësiapërAstritin do të arrijë! Koha vonon, por e drejta nuk shuhet! E drejta domosdo del në shesh!”.

Kurteshi ditë më parë akuzoi prokurorinë, mediat, policinë e deri tek AKI-ja e ish-presidentin Hashim Thaci kinse për ndërhyrje dhe kamuflim të rastit./Lajmi.net/

Vetëvendosje nxjerr Sami Kurteshin në konferencë ku implikon AKI-në, Policinë, Prokurorinë në rastin e Astrit Deharit