Pas kufizimit të orarit për disa biznese, OEK kërkon nga qeveria përkrahje financiare për to
Berat Rukiqi, kryetar i Odes Ekonomike të Kosovës, ka komentuar veprimet e Qeverise së Kosovës për masat e marra për parandalimin e Covid-19. Ai tha se bizneset qe po kufizohen duhet të mbështeten financiarisht.
Lajme
Kufizimi i orarit te punës në disa sektorë të ekonomisë, sipas Rukiqit rezulton me rënie te qarkullimit, përderisa shpenzimet mbesin fikse (qirate, pagat, etj).
Ai tha se në shumicën e bizneseve që do punojnë me orar të kufizuar, një pjesë e rëndësishme e qarkullimit krijohet në orarin kur të njëjtat duhet të mbyllen për shkak te masave te reja për parandalimin e përhapjes te pandemisë.
Andaj, sipas tij, veprimi për masa te reja kufizuese do te duhej te përcjellën me një mase financiare ne përkrahje te këtyre bizneseve, se paku 30-40% e totalit te pagave dhe qirave.
“Do t’i propozojmë Qeverise qe kjo të behet, qe këto biznese te mbijetojnë, në të kundërtën të njëjtat duhet te zvogëlojnë shpenzimet fikse, qe nënkupton te largojnë punëtorë nga puna ose te mbyllen tërësisht”, ka thënë Rukiqi. /Lajmi.net/