Pas Insigne, edhe Mertens drejtë kalimit te Toronto

Sulmuesi Dries Mertens mund të ndjek rrugën e Lorenzo Insigne për kalimin te Toronto, pas raportimeve që Napoli nuk do t'i rinovojë kontratën.

Sport

12/01/2022 17:39

Kapiteni dhe golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave te Napoli pritet të largohen nga “Diego Armando Maradona” si agjentë të lirë në verë, transmeton lajmi.net.

Derisa Inisgnes i është ofruar rinovimi me zbritje të madhe të pagës, “Il Mattino” raporton se Napoli nuk mendon ta aktivizojë opsionin e rinovimit për Mertens.

Belgu siç ka thënë para disa muajve është i hapur, mirëpo nuk është në dorën e tij.

Presidenti Aurelio de Laurentiis do ishte i lumtur që ta shiste Mertens verën e kaluar, por ky i fundit qëndroi besnik.

Insigne ka nënshkruar me Toronto për kalimin në verë, derisa raportohet se klubi amerikan ka provuar nënshkrimin me Mertens verën që lamë pas.

Sulmuesi mbush 35 vjeç në maj dhe është golashënuesi më i mirë i klubit në histori me 142 gola në të gjitha garat./Lajmi.net/