Pas gjashtë golave, përfundon pa fitues derbi londinez, West Ham – Arsenal

Sonte (e diele), është zhvilluar një super përballje mes West Hamit dhe Arsenalit, e vlefshme për xhiron e 29-të në Premierligë.

Sport

21/03/2021 17:51

Pavarësisht që u shënuan gjashtë gola, West Ham dhe Arsenal kanë ndarë pikët duke barazuar me rezultat 3 – 3, shkruan lajmi.net.

Jesse Lingard fillimisht realizoi gol të bukur nga distanca për të zhbllokuar shifrat (15′).

Anglezi pas dy minutave, asistoi për Bowen që dyfishojë rezultatin (17′).

Për golin e tretë, u përkujdes Soucek (32′), i cili pas gjashtë minutave shënoi autogol (38′), duke bërë që pjesa e parë të përfundoi me rezultat 3 – 1.

Arsenal tregoi ‘fytyrën’ gjatë pjesës së dytë, fillimisht duke ngushtuar shifrat përmes një tjetër autogoli, këtë herë ishte Dawson (61′).

Ndërsa, Pepe asistoi për Lacazette që barazoi rezultatin në fund të ndeshjes (83′).

Pas këtij barazimi, West Ham renditët në pozitën e pestë me 49 pikë, kurse Arsenal në vendin e nëntë me 42 sosh./Lajmi.net/