Pas gati 24-orëve, Alba rikthehet në BBVK

Pas një nate plot pikëpyetje dhe spekulime, Alba Pollozhani është rishfaqur në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova 4”. Konkurrentja, e cila humbi gjurmët për rreth 20 orë pas takimit me psikologen që pasoi shpërthimin e saj në Prime, kishte nxitur diskutime të shumta në rrjet. Mungesa e gjatë bëri që ndjekësit të aludonin për…

ShowBiz

22/11/2025 19:32

Pas një nate plot pikëpyetje dhe spekulime, Alba Pollozhani është rishfaqur në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova 4”.

Konkurrentja, e cila humbi gjurmët për rreth 20 orë pas takimit me psikologen që pasoi shpërthimin e saj në Prime, kishte nxitur diskutime të shumta në rrjet.

Mungesa e gjatë bëri që ndjekësit të aludonin për një largim të mundshëm apo probleme shëndetësore.

Megjithatë, pak minuta më parë, Alba u rikthye në shtëpinë e vëllait të madh. Ajo u fokusua nga kamerat në zonën e lavanderisë, duke biseduar qetësisht me banorët e tjerë, sikur asgjë të mos kishte ndodhur.

Kujtojmë se tensioni nisi kur ajo akuzoi produksionin për deformim të realitetit në situatën me Elijonën. Kjo solli reagime të ashpra dhe nevojën urgjente për asistencë psikologjike.

VIDEO