Pas fitores së Trump, reperi shqiptar planifikon të largohet nga Amerika
Nëse deri para pak orësh, çështja e shpërnguljes nga Amerika me rastin e zgjedhjes së Donald Trump si President ishte shaka e rrjeteve sociale, tashmë gjërat kanë ndryshuar.
ShowBiz
Faqja për emigracion në Kanada ka rënë nga sistemi dhe duket se për këtë ‘ndikim’ ka pasur edhe reperi i njohur tek ne me bashkëpunimin me Adelina Ismailin, Gashi.
Në rrjetin social Instagram ai ka postuar një tweet drejtuar reperit kanadez Drake ku i thotë: ‘Mund të më nënshkruash me OVO tani që po shpërngulem në Kanada’.
Reperi, SHBA-të tashmë i ka quajtur si Shtetet e Bashkuara të Frikës./prive
You could sign me to OVO now I’m moving to Canada @Drake
— G4SHI (@G4SHI) November 9, 2016