Pas fitores, Rama publikon fotografi me Konjufcën, Lladrovcin, Gashanin dhe Pecin, ia bën “tag” Kurtit: Qiti paret kryeministër
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka publikuar fotografi nga Bratisllava duke festuar fitoren e Kosovës. Në fotografi janë edhe figura tjera politike si zëvendëskryeministri i Kosovës, Glauk Konjufca, ministri i Sportit, Blerim Gashani dhe dy kryetarët e komunave, Ramiz Lladrovci i Drenasit dhe Faton Peci i Mitrovicës së Jugut, transmeton lajmi.net. Rama në foto ia…
Lajme
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka publikuar fotografi nga Bratisllava duke festuar fitoren e Kosovës.
Në fotografi janë edhe figura tjera politike si zëvendëskryeministri i Kosovës, Glauk Konjufca, ministri i Sportit, Blerim Gashani dhe dy kryetarët e komunave, Ramiz Lladrovci i Drenasit dhe Faton Peci i Mitrovicës së Jugut, transmeton lajmi.net.
Rama në foto ia bëri “tag” kryeministrit Albin Kurti dhe shkroi me shaka: “Qiti paret Kryeministër”.
Këtë shaka e bëri pasi Qeveria në mbledhjen e fundit premtoi 500 mijë euro për kombëtaren e Kosovës nëse fiton kundër Sllovakisë./lajmi.net/