Pas disa transferimeve, ka ardhur koha e largime – Barcelona arrin marrëveshje me Celta Vigon për Minguezan

Barcelona ka arritur marrëveshje me Celta Vigon për transferimin e mbrojtësit Oscar Mingueza. Lojtari do të largohet për shumën e 2 milionë eurove, transmeton lajmi.net. Futbollisti nuk arriti të lërë gjurmë në “Camp Nou”, kësisoj vendosi të largohej te një klub ku mund të ketë më shumë minutazhë. Barcelona tashmë ka nevojë për t’u liruar…

Sport

28/07/2022 18:36

Barcelona ka arritur marrëveshje me Celta Vigon për transferimin e mbrojtësit Oscar Mingueza.

Lojtari do të largohet për shumën e 2 milionë eurove, transmeton lajmi.net.

Futbollisti nuk arriti të lërë gjurmë në “Camp Nou”, kësisoj vendosi të largohej te një klub ku mund të ketë më shumë minutazhë.

Barcelona tashmë ka nevojë për t’u liruar nga disa pagesa, në mënyrë që të mund t’i regjistrojë ardhjet e reja. /Lajmi.net/