Pas dallimeve me rezultatet e KQZ-së, UBO mohon çdo ndikim në Exit Poll: Është pa sens të ketë inxhinierik
Pas publikimit të rezultateve të Exit Poll-it nga UBO Consulting, që u transmetua në emisionin Debat Plus, në Komunën e Mitrovicës u shënua një mospërputhje mes parashikimeve dhe rezultateve preliminare të shpallura nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ). Sipas Exit Poll-it, kandidati i PDK-së, Arian Tahiri, printe bindshëm me 55.9% të votave, ndërsa pas tij…

Lajme
Pas publikimit të rezultateve të Exit Poll-it nga UBO Consulting, që u transmetua në emisionin Debat Plus, në Komunën e Mitrovicës u shënua një mospërputhje mes parashikimeve dhe rezultateve preliminare të shpallura nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).
Sipas Exit Poll-it, kandidati i PDK-së, Arian Tahiri, printe bindshëm me 55.9% të votave, ndërsa pas tij renditej kandidati i LVV-së, Faton Peci, me 39.7%. Kandidati i LDK-së, Gezim Plakolli, kishte arritur vetëm 4.4%. Mirëpo, rezultatet preliminare të KQZ-së treguan një garë tepër të ngushtë, ku Tahiri mori 47.89% dhe Peci 47.80%, duke çuar kështu Mitrovicën në balotazh.
Pas reagimeve për këtë, drejtori i UBO Consulting, Valon Feka, ka sqaruar publikisht se nuk ka pasur asnjë manipulim apo ndikim mbi rezultatet e Exit Poll-it.
Ai ka theksuar se puna e UBO Consulting ka qenë gjithmonë e pavarur dhe profesionale, dhe se bashkëpunimi me TV Dukagjini është ndërtuar mbi parimin e lirisë së plotë në matjet e opinionit publik.
“Pra dej kemi pas 12 Exit Poll-e, 11 prej tyre nuk ka pas asnjë ndikim matja sa si përket asaj se kush do të fitoj do të jetë pa apo me balotazh, pra kanë në margjina të gabimit. Qysh në fillim, më vjen shumë keq për diferencën në mes të Exit Poll-it tonë dhe rezultate të KQZ-së për komunë e Mitrovicës. E kuptoj që shikesit i Debat Plusi por edhe partnerët që punon UBO kanë pritje shumë më të mëdha për UBO-n.
Absolutisht jo (nuk ka pasur inxhiniering). Një prej arsyeve pse bashkëpunon me Dukagjinin, ka qenë një liri dhe pavarësi e jashtëzakonshme në të bërit atë që e bëjmë më së miri. Matjet e opinionit publik dhe Exiit Poll-it. Në të kundërtën nuk do të punonim fare, as ju me mua e as unë me juve.
Në Exit Poll-e është e pa sens që ka një inxhinierik se fletvotimet janë në kuti. Në ora 19;00 prezantojmë rezultatet. Për shkak të numri të vogël të votuesve KQZ-ja i ka qit rezultate pa një ore. Është e palogjikshme që dikush të tentojë të bëjë diçka të tillë pasi pas një ore do të konfirmohen apo jo rezultatet e Exit Poll-it. Në këto 20 e sa vjet të përvojës të hulumtimeve, UBO nuk ka bërë dhe nuk do të bëjë një gjë të tillë”, ka thënë Feka.