Pas daljes nga Big Brother, ja ku do e shohim Eglin

Një mbrëmje plot humor dhe energji të mirë pritet këtë të mërkurë në “Portokalli”, spektaklin e shumë dashur të humorit që transmetohet në Top Channel. E ftuara speciale e kësaj jave do të jetë Egli Tako, një nga artistet më të dashura për publikun shqiptar. Pas daljes nga Big Brother VIP Albania, ku Egli u…

ShowBiz

25/04/2025 20:50

Një mbrëmje plot humor dhe energji të mirë pritet këtë të mërkurë në “Portokalli”, spektaklin e shumë dashur të humorit që transmetohet në Top Channel.

E ftuara speciale e kësaj jave do të jetë Egli Tako, një nga artistet më të dashura për publikun shqiptar.

Pas daljes nga Big Brother VIP Albania, ku Egli u rendit e 4-ta finaliste, ky do jetë emisioni i parë ku do e shohim Eglin.

Egli do të jetë pjesë e shfaqjes më 30 prill, në orën 19:00. Me siguri do sjellë një performancë të veçantë dhe një atmosferë të ngrohtë në skenën e “Portokalli”, ku publiku gjithmonë pret surpriza dhe momente të paharrueshme.

Kujtojmë që gjithashtu Gjesti ishte në emisionin e fundit në “Portokalli”.