​Kosova ende pa gol ndaj Izraelit, Hoxha ndëshkohet me të kuq

Minuta e 66-të e ndeshjes Kosovë – Izrael sjell një zhvillim të pafavorshëm për Dardanët. Veldin Hoxha ndëshkohet me karton të kuq, duke e lënë Kosovën me një lojtar më pak në fushë. Ndërkohë, përzgjedhësi Franco Foda ka bërë zëvendësime, duke inkuadruar Fisnik Asllanin në vend të Vedat Muriqit, si dhe Baton Zabërgjën në vend…

Sport

14/11/2026 16:31

Minuta e 66-të e ndeshjes Kosovë – Izrael sjell një zhvillim të pafavorshëm për Dardanët. Veldin Hoxha ndëshkohet me karton të kuq, duke e lënë Kosovën me një lojtar më pak në fushë.

Ndërkohë, përzgjedhësi Franco Foda ka bërë zëvendësime, duke inkuadruar Fisnik Asllanin në vend të Vedat Muriqit, si dhe Baton Zabërgjën në vend të Milot Rashicës.

Pavarësisht ndryshimeve, rezultati vazhdon të jetë 0:0.

Kosova krijoi disa raste të mira shënimi në pjesën e parë, ku më i rrezikshmi ishte Edon Zhegrova me tri goditje drejt portës, ndërsa një tentim e pati edhe Milot Rashica.