Pas barazimit të Dritës, Kosova ngritet në pozitë në ranglistën e UEFA-s

Skuadra e Dritës barazoi 1:1 ndaj Omonia në ndeshjen e vlefshme për javën e dytë të UEFA Conference League. Në ranglistën e UEFA-s, Kosova është ngritur për një pozitë më lartë. Tani gjenden në pozitën e 38-të, edhe para shtetit të Bosnjës. Kujtojmë që Kosova përfaqësohet me vetëm një klub në garat e UEFA-s, pra…

Sport

24/10/2025 16:46

Skuadra e Dritës barazoi 1:1 ndaj Omonia në ndeshjen e vlefshme për javën e dytë të UEFA Conference League.

Në ranglistën e UEFA-s, Kosova është ngritur për një pozitë më lartë.

Tani gjenden në pozitën e 38-të, edhe para shtetit të Bosnjës.

Kujtojmë që Kosova përfaqësohet me vetëm një klub në garat e UEFA-s, pra ajo e Dritës e cila në dy ndeshje ka arritur t’i grumbullojë dy pikë.