Rama: Verdikti ishte i padrejtë dhe i rëndë, por beteja vazhdon institucionalisht, ligjërisht dhe me dinjitet
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka reaguar pasi Gjykata Speciale në Hagë i ka shqiptuar dënimin katër ish-krerëve të UÇK-së. Ai ka thënë se ky verdikt ishte i padrejtë dhe i rëndë për të gjithë, por beteja nuk përfundon këtu. Sipas Ramës, beteja vazhdon për të vërtetën, për drejtësinë, për dinjitetin dhe për…
Lajme
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka reaguar pasi Gjykata Speciale në Hagë i ka shqiptuar dënimin katër ish-krerëve të UÇK-së.
Ai ka thënë se ky verdikt ishte i padrejtë dhe i rëndë për të gjithë, por beteja nuk përfundon këtu.
Sipas Ramës, beteja vazhdon për të vërtetën, për drejtësinë, për dinjitetin dhe për mbrojtjen e luftës çlirimtare të UÇK-së.
“Sot, më shumë se kurrë, na duhet të qëndrojmë bashkë. Ka momente që na sprovojnë si shoqëri, por pikërisht atëherë duhet të na bashkojë ajo që është më e madhe se secili prej nesh: respekti për sakrificën, për historinë tonë dhe për të vërtetën. Një verdikt mund të shënojë një moment të vështirë, por nuk e përfundon betejën për drejtësi. Ajo vazhdon institucionalisht, ligjërisht dhe me dinjitet. Sot qëndrojmë bashkë. Me dinjitet. Me unitet. Me vendosmëri!”, ka shkruar Rama. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: