Pas 5 muajve policia arrin ta arrestojë ferizajasin për dhunim

Policia e Kosovës ka arritur që pas pesë muajve ta arrestojë një person për veprën penale “dhunim”.

Lajme

20/10/2020 11:08

Qysh në muajin maj, një person rreth orës 20:00 në Ferizaj kishte kryer veprën penale “dhunim”.

Policia e Kosovës vetëm pas pesë muajve ka arritur që ta arrestojë të dyshuarin për këtë vepër penale, shkruan lajmi.net.

Lexo edhe: 

E trafikuan dhe e detyruan të kryente shërbime seksuale, arrestohet një femër e mitur dhe një mashkull

Duke mos dhënë detaje shtesë, Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. /Lajmi.net/